Avokatët e Metës, padi për shpifje ndaj Dritan Priftit

Duke i cilësuar të pavërteta dhe të keq-sajuara pretendimet e Priftit, avokati Serjani deklaroi se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë që do ta vënë para përgjegjësisë të z. Prifti.
“Jo vetëm që nuk është e vërtetë që jam takuar me të tre ekspertët në ambientet e kafe ‘Evropës’, por jam përpjekur që të kryej detyrën time të mbrojtjes si avokat dhe në respekt të etikës dhe disiplinës ligjore. Me ftohtësinë logjike unë do të marr hapat e nevojshëm që do ta vënë para përgjegjësisë ligjore të z. Prifti”, tha Serjani.
Ndërsa konsulenti juridik pranë avokatëve të z.Meta, Spartak Braho, theksoi se “përfundimet e arritura nga ekspertët shqiptarë janë të njëjta me përfundimet që ka arritur eksperti amerikan, që ka të bëjë me faktin se në orën që pretendohet se janë bërë filmimet, nuk ka filmim Meta-Prifti”.
“U konstatuan 9 ndërhyrje që lidhen me të famshmin tik-tak të orës, veçanërisht në pjesët e nxehta të asaj bisedës të pretenduar ku tik-taku nuk ishte në origjinalitet, por siç shprehet grupi i ekspertëve ishte i ngjeshur, i mbivendosur që i çoi ata në konkluzionin e ndërhyrjes dhe manipulimit të kësaj videoje e cila mendohej se ishte videoja origjinale e bisedës”, shtoi Braho.
Një ditë më parë Dritan Prifti deklaroi se do të kërkonte një ekspertim të pavarur nga ekspertë të vendeve perëndimore.
/Start/E.B/
2011-11-01 19:42