Zyrtarisht proporcional

Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese miratoi ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri. Ligjvënësit demokratë dhe ata socialistë ranë dakort që sistemi i sotëm i përzier (mazhoritar plus proporcional) të zëvendësohet me sistemin proporcional rajonal, i propozuar nga PS. Për të mbërritur në këtë vendim komisioni kaloi përmes deklaratave konsensusuale PD-PS dhe openencës së ligjvënësit të LSI-së, Spartak Braho dhe atij të pavarur, por të mbëhstetur nga PBDNJ, Spiro Peçi. Këta të dy, kanë kundërshtuar dhe votuar kundra ndryshimeve kushtetuese lidhur me sistemin e ri zgjedhor. Ndërsa republikani Arjan Madhi, në momentin e votimit çuditërisht ka abstenuar. Socialistët dhe demokratët kanë pohuar se ky sistem, ai proporcional rajonal është më i miri për kushtet e vendit tonë dhe si pasojë meriton të sanksionohet në Kushtetutë. Ndryshimet kushtetuese, të miratuara, lidhen me kalimin nga një sistem mazhoritar të përzier me proporcional, në një sistem proporcional rajonal dhe me lista të mbyllura për kandidatët për deputet. Gjithashtu, Komisioni i Ligjeve ka votuar në mbështetje të propozimit të demokratëve mbi shfuqëzimin nga Kushtetuta të kapitullit që flet për Komisoinin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas këtij vendimi, organizimi dhe funksionimi i KQZ-së, do të rregullohet në ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ndërkohë, është vendosur që gjatë mbledhjes së ditës së sotme, komisionerët e Ligjeve të diskutojnë rreth propozimeve të PD-së për ndryshimet në Kushtetutë, ku saktësohet detyrat dhe detyrimet e Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit të vendit, metodika për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, mocionin ndaj Kryeministrit, si dhe mbi kufizimin e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm. Por, që në fillim të mbledhjes, përfaqësuesja demokrate në Komisoinit, Arenca Trashani, tha patria e saj tërhiqet nga propozimi për ndryshim të nenit 93 të Kushtetutës, që lidhet me për kompetencat e Presidentit të Republikës, konkretisht me kundërfirmën e Kryeministrit për dekretet e Presidentit të Republikës. Ajo tha se grupi i deputetëve demokratë ka arsyetuar se nuk është më në favor të këtij ndryshimi. “Jo se një gjë e tillë nuk ekziston në vende të tjera, demokratike perëndimore, madje është në shumë të tilla, por ne tërhiqemi pasi kështu e pamë më të arsyeshme”, tha Trashani. Shtyrja e shqyrtimit të propozimeve të PD-së erdhi edh si pasojë se socialistët dhe deputetë të tjerë të opozitës, kanë thënë se për propozimet e demokratëve për ndryshimet në Kushtetutë nuk janë në përputhje me procedurat ligjore. Spiro Peçi, Spartak Braho dhe Pndeli Majko, thanë se këto propozime nuk i ngjajnë një drafti normal ligjor. “Nesër ju mund të mblidheni përsëri dhe muna ta ndyshoni. Kështu që merrni propoimet dhe jepini trajten ligjore”, tha Majko.