E Diel, 1 Nëntor 2026

Palermo i ofron Kievos, Ujkanin plus 1 milion euro për portierin Sorrentino

Ujkani_472790

Ekipi i Palermos, sipas mediave italiane, ka bërë ofertë te ekipi i Kievo Veronës ku përfshihet portieri, Samir Ujkani.

Skuadra siciliane dëshiron të marë shërbimet e portierit të Kievos, Stefano Sorrentino, për të cilin ka ofruar portierin, Ujkani dhe 1 milion euro. Vet Sorrentino ka lajmëruar se nuk e ka ndërmend të zgjat kontratën e tij me Kievon. Megjithatë oferta duket se nuk ka tundur shumë ekipin e veronasve, që kanë ambicie më të mëdha për portierin të cilin e kanë në kontratë deri më 2014. Edhe menaxheri i Sorrentinos, Andrea D’Amico nuk është shprehur i kënaqur me ofertën për të lëvizur klienti i tij. Në rast të një kalimi eventual, Ujkani te Kievo do të gjente bashkëkombasin e tij, Përparim Hetemaj që është titullar i padiskutueshëm te ky ekip./sporti1/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›