Wright Phillips, Chelsean e bën gips

QPR ka bërë befasinë e sezonit në Premierligë duke arritur fitoren e parë si mysafir në këtë edicion në një stadium të nxehtë si Stamford Bridge.
QPR e ka mposhtur Chelsean me rezultat 1 me 0 duke e ngrirë skuadrën e Benitezit pas disa rezultateve impresionuese.
Ish lojtari i Chelseat, Shawn Wright Philips shënoj golin e vetëm në ndeshje në minutën e 78.
Chelsea filloj ndeshjen me disa yje në bankën rezervë, gjë e cila edhe i kushtoj në fund./Indeksonline/