Rriten çmimeve për vizitat te mjeku

Të bësh një vizitë të thjeshtë te mjeku i familjes tani do të kushtojë 10 mijë lekë të vjetra ndërsa te specialisti 15 mijë lekë. Vala e rritjes se çmimeve në sistemin shëndetësor ka përfshirë edhe poliklinikat e lagjeve. Personat e pasiguruar edhe këtu nuk do të marrin shërbim falas. Deri tani tarifat për ta kanë qenë në nivelin e 4 mijë lekëve të vjetra, por me një vendim të fundit ministria e Shëndetësisë pothuajse ka trefishuar çmimet. Drejtuesit e poliklinikës nr. 6 në Tiranë pohojnë se më shumë se 40% e pacienteve janë të pasiguruar dhe do t'u duhet të paguajnë me lekë në dorë çdo shërbim shëndetësor. Madje tashme me respektimin e sistemit të referimit ata e kanë të detyrueshme të kalojnë në hallkat e poliklinikës, të paguajnë për shërbimet këtu dhe më pas me rekomandim t'i drejtohen spitalit ku sërish do të paguajnë. Pas urdhrit të ministrisë së shëndetësisë në poliklinika është shtuar numri i pacientëve që i janë drejtuar së pari shëndetit parësor.