Çaka: Gjonçaj po shkel statusin e partisë
Ish-kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Socialiste Zamira Çaka akuzon kryetarin aktual të këtij komisioni, Genc Gjonçaj se është duke shkelur hapur statutin dhe Kodin e zgjedhjeve të kësaj partie. Në një intervistë për Klan, Çaka e cilëson si parregullësi vendimin e Gjonçajt për të kërkuar me anën e një shkrese zyrtare, informacion nga sekretarët e rretheve të PS për emrat e anëtarësisë që do të votojë sipas parimit një anëtar, një votë për kryetarin e ri të partisë.
2 vjet më parë në Partinë Socialiste u zhvilluan zgjedhjet për kryetar, sipas parimit një anëtar një votë, Çaka e cila mban në atë kohë detyrën e kryetares së Komisionit Zgjedhor në Partinë Socialiste dha dorëheqjen duke denocuar manipulimet dhe parregullësitë e konstatuara gjatë numërimit të votave gjatë procesit të numërimit. Proces, i cili në përfundim shpalli fitues si kryetar të Partisë më të madhe opozitare në vend, Edi Ramën.