Vata: Dajti i paralizuar, por jashtë rrezikut për jetën
12 ditë pas masakrës ndaj 4 policëve në detyrë në plazhin e Durrësit, Drejtorin e Spitalit të Burgut, e gjejmë në zyrë në kohën që mjekët e këtij institucioni janë në shërbim të Dritan Dajtit. Në tavolinën e Vatës, gjëjmë kartelën mjekësore të Dritan Dajtit, e shfletojmë dhe kërkojmë të dimë mbi gjendjen reale të të arrestuarit. Dritan Dajti qendron i shtruar në këtë spital që prej 7 gushit, ku kurohet për plagët e marra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Ylber Vata Drejtor i Spitalit të Burgut
“Gjendja e Dajtit është e mirë dhe sot i është parë plaga e mjekuar atë ditë nga Spitali i Durrësit. Ai është jashtë rrezikut për jetën”
Drejtori Vata, në profesion kirurg, na shpjegon se Dritan Dajti, personi që qëlloi mbi katër policët nuk tregohet aq agresiv me stafin e mjekëve.
Ylber Vata “Nuk është agresiv me stafin mjeksor”
Drejtori i Spitalit, na njeh me kartelën mjeksore të të arrestuarit dhe na shpjegon se Dritan Dajti do të vuajë vetëm një pasojë shëndetësore nga plumbat e marrë.
Ylber Vata “Njëra këmbë, ajo e djathta konsiderohet si e paralizuar”
Familjarë të Dajtit akuzojnë mjekët e Spitalit se po mbajnë në kushte çnjerëzore Dajtin, duke aluduar se ai qendron i lidhur pas shtratit. Por kreu i spitalit, Vata deklaron se Dritan Dajti trajtohet ndryshe nga të sëmurët e tjerë duke i krijuar kondita shumë herë më të mira, sigurisht duke ruajtur dhe kushtet e sigurisë.
Për arësye sigurie ne nuk mundëm të fiksojmë me pamje, as godinën ku mbahet i shtruar Dritan Dajti.