E Shtunë, 31 Tetor 2026

aktivizohet bomba e fundit atomike e SHBA-se

Gjysme shekulli pasi ishte vene ne sherbim bomba e fundit atomike me shkaterruese e Shteteve te Bashkuara e periudhes se Luftes se Ftohte eshte caktivizuar. Mesohet se komponentet finale te bombes B-53 pritet te shkaterrohen sot ne nje hapesire afer Amarillos ne Teksas. Bomba atomike B-53 per te paren here ishte vene ne sherbim ne vitin 1962 kur tensionet e Luftes se Ftohte kishin kulmuar me Krizen Raketore Kubane ishte projektuar per te liruar eksplodim shume te fuqishem prej nente megatonesh ose 600 here me te fuqishem se bomba e cila e shkaterroi Hiroshimen ne Japoni me 6 gusht te vitit 1945. Ishte parashikuar qe ky tip i bombave te leshohej nga bombarduesi me rreze te gjate B-52. Kur prodhimi i tyre ishte ndalur ne mes te viteve te 60-ta ishin prodhuar me se 300 B-53. Shtetet e Bashkuara e kane filluar shkaterrimin e ketij lloji te bombave ne vitet e 80-te. Bomba e fundit ishte terhequr nga arsenali aktiv i Shteteve te Bashkuara ne vitin 1997.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›