FIFA kunder iPad-it dhe iPhone-it Pajisjet teknologjike nuk do te lejohen ne duart e trajnereve
Asnje iPad apo iPhone ne bankine ne te ardhmen sepse do te jene qe te dyja te ndaluara. Ky eshte propozimi i cuditshem i Pelese Bekenbauerit Hierros Savicevicit Carltonit ish-gjyqtarit Bushaka Kafu Karembes etj. Me te medhenjte e futbollit boteror qe bejne pjese ne komisionin e Task-Forces 2014 te FIFA-s e sapothemeluar ne Zyrih kane vendosur te propozojne masen ekstreme kunder teknologjise ne fushe. Task-Forca mendon se perdorimi i pajisjeve teknologjike eshte ne kundershtim me rregulloren e futbollit sepse ato sherbejne si mjete komunikimi ne fushen e lojes. Arsyetimi qe bejne Pele me shoke eshte i thjeshte por kush e di se si do ta kishte pritur shpikesi i ketyre pajisjeve Stiv Xhobs sigurisht nese do te ishte gjalle. Me nje pajisje si iPad-i qe nuk eshte gje tjeter vec nje kompjuter portativ i fjales se fundit te teknologjise nje trajner mund te rishohe te gjitha episodet e ndeshjes ndersa ajo eshte duke u luajtur por edhe me ngadalesim dhe te qendroje ne lidhje me kedo qe ka nje pajise te tille ne cdo cep te globit. Ndryshe eshte si te kesh moviolen ne fushe dhe ta zbatosh teknologjine ne te pa u miratuar me pare nga organet kompetente. Ky eshte nje lajm qe nuk do i pelqej shume trajnereve ne Itali dhe Evrope pasi kujtojme qe tekniku i Romes Luis Enrike eshte nje perdorues i rregullt i iPad-it dhe nuk e ka pritur aspak mire propozimin.