Çamët: Të ndryshojë historia, dihet dhe flitet shumë pak për Çamërinë
Çamet kërkojnë ndryshime ne tekstet e historisë se Shqipërisë. Instituti për Studimet e Çamërisë, i mbështetur nga studiues dhe historiane, propozon qe ne shkolla nxënësit te mësojnë me shume rreth çështjes çame, kulturës, traditave, letërsisë dhe njerëzve te shquar. Sipas drejtorit te Institutit, temat për Çamërinë ne tekstet e historisë janë te cunguara. Drejtori i Institutit te Historisë, Beqir Meta ka mbështetur propozimin e çamëve. Sipas tij, sot ne shkolla, por dhe ne tekstin e historisë kombëtare, flitet shume pak për Çamërinë.
“Tekstet tona prej 17 vjetësh janë tekste që e fusin për herë të parë elementin e Çamërisë në programet në pjesët e tyre arsimore. Por mendoj që proporcioni është akoma i vogël, p.sh në 500 faqe tekst janë 13 deri 18 faqe për Çamërinë. Eshtë një dimension shumë i limituar, për shkak të peshës specifike që ka si Çamëria si popullsi në popullsinë shqiptare”, thotë profesor doktor Beqir Meta.
Kreu i Institutit te Historisë ka kritikuar edhe punën e dobët te kërkuesve shkencor për çështjen çame. Sipas Beqir Metës, edhe pse shume doktoratura janë mbrojtur me temën e Çamërisë, thuajse asnjëra nuk ka vlere te vërtetë shkencore dhe historike. Për here te pare, çështja çame nisi te mësohej ne shkolla ne 1994 kur ne tekstet e historisë u futen te dhëna rreth kësaj popullsie shqiptare.