E Diel, 1 Nëntor 2026

Eliot Engel, probleme me një apartament ilegal

Share

Engel gjate nje takimi me Berishen

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, i njohur gjerë në Shqipëri për shkak të lidhjeve të tij me politikanët shqiptarë, prej më shumë se tre vjetësh ka probleme me një apartament ilegal.

Eliot Engel dhe një nga partneret e biznesit të tij i janë shmangur përpjekjeve të qytetit për të mbyllur një apartament ilegal në një ndertesë në Bronx, që është në pronësi të tyre, bën me dije Daily News.

Një nga agjensitë e qytetit citoi pronaret e 1142 Metcalf Ave. Që prej vitit 2009 inspektorët janë përpjekur vazhdimisht të investigonin, duke u nisur nga ankesat se ndertesa ilegale nuk ishte zhdukur asnjëherë. Por Engel dhe ortaku i tij në biznes e kanë injoruar këtë çështje.

Eliot Engel ka vizituar disa herë Shqipërinë dhe Kosovën dhe është kongresmeni që pret në takim pothuajse çdo politikan shqiptar në SHBA. Ai ka lobuar fort gjithashtu, që gjatë zgjedhjeve të marrë edhe votat e shqiptarëve që jetojnë në SHBA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›