Çamët protestojnë sot në Tiranë grekët bllokojnë në Kapshticë
KAPSHTICE- Në pikën doganore të Kapshticës, pala greke ktheu në kufi dhjetëra qytetarë shqiptarë me pretendimin se aty po instalohet një sistem i ri. Kthimi i shqiptarëve përkon me zhvillimin e protestës së PDIU-së dhe shoqatës "Çamëria" në Tiranë për vonimin e miratimit të Rezolutës çame nga Kuvendi shqiptar. Dogana greke sot ka lejuar vetëm kalimin e personave, që kanë karta greke.
“Me dhjetëra qytetarë janë kthyer mbrapsht nga doganierët grekë. Vetëm shtetasit shqiptarë me dokumente greke lejohet të kalojnë”- informon korrespondentja jonë në Korçë, Dafina Ismaili.
Dogana greke e justifikoi kthimin e shqiptarëve me punimet, që po kryhen në sistemin e kompjuterave, që do të thotë se nuk mund të kryejnë identifikimin e atyre që duan të kalojnë. “Po instalojmë sistem të ri të dhënash”- është përgjigjja e autoriteteve doganore greke, ndërkohë që nuk ka dhënë sqarime se kur mund të normalizohet puna dhe qytetarëve të kthyer nuk i është thënë kur mund të kalojnë doganën.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)