E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çani, i lumtur në Varshavë

Sulmuesi ka sqaruar gjithçka me shokët e skuadrës dhe është i bindur se gjithçka do të shkojë mirë: Lufta ime ishte vetëm me presidentit

Edgar Çani është i lumtur për rikthimin te Polonia e Varshavës dhe nuk i ka aspak problemet reagimet fillestare negative të shokëve të skuadrës. Sulmuesi shqiptar i kupton plotësisht ata që kanë pasur ndonjë mërzi kundrejt tij, por sqaron se problemet e tij kanë qenë vetëm me ish-presidentin. Ka folur me shokët dhe është i bindur se gjithçka do të shkojë më së miri në skuadrën ku ai shkëlqeu sezonin e kaluar. U aktivizua pak minuta në derbin me Legian, ku Polonia mori një barazim që i shkon për shtat.

- Si e vlerësoni derbin kundër Legias?

- Duhet pranuar se Legia është skuadër shumë e fortë. Ne i patëm rastet tona për të shënuar. Shfrytëzuam vetëm një prej tyre, por me një paraqitje pak më të mirë rezultati mund të kishte qenë në favorin tonë. Gjyqtari na mohoi edhe një penallti. Megjithatë, e pranojmë rezultatin si pozitiv.

- Barazimi ishte maksimumi i mundshëm për ju në këtë ndeshje?

- Sigurisht që jo. Ne u përpoqëm të fitonim, po nuk ishte e lehtë.

- Sa njohuri kishit për kundërshtarin, pasi ju nuk keni qenë këtu gjatë verës?

- Jam informuar rregullisht për çdo gjë që ka ndodhur në Poloni gjatë muajve të verës.

- U habitët që trajneri ju futi në lojë në minutat e fundi?

- Jo, e prisja të luaja. Nuk u befasova nga aktivizimi. Jam kthyer për të luajtur, jo për të qëndruar në shtëpi.

- Keni punuar gjatë fazës përgatitore?

- Sigurisht që jam stërvitur! Gjatë kohës që mungoja në klub, jam stërvitur me një trajner privat dhe me disa skuadra pranë shtëpisë sime.

- Mund të thuhet se tani jeni stabilizuar dhe do të qëndroni te Polonia?

- Po, çdo gjë është në rregull. Jam ende nën kontratë me klubin dhe sapo jam kthyer.

- Si ka qenë pritja e shokëve?

- Gjithsecili e sheh sipas mënyrës së vet. Sigurisht, në fillim pati disa emocione negative kundrejt meje, por i kuptoj plotësisht. Kam pasur rastin të flas me ta dhe jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë. Unë nuk kam probleme me askënd përveçse me presidentin Vojcieçovski, por tani ai nuk është më këtu.

- Atëherë, jeni i lumtur që u kthyet në Varshavë?

- Sigurisht. Qëndrimi në shtëpi po bëhej një probleme vërtet i madh për mua, por tani jam i lumtur që gjithçka ka kaluar.

- Kishit mundësi të tjera?

- Jo, vetëm kam qëndruar në pritje dhe tani jam kthyer te Polonia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›