Terry e lë Anglinë

Ish kapiteni i Anglisë, John Terry është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar. 31 vjeçari i cili ka bërë 78 paraqitje për Anglinë nga viti 2003 u paraqit në katër gara ndërkombëtare.
Vendimi i tij erdhi vetëm disa orë para paraqitjes së tij në seancën disiplinore për rastin ku ai akuzohet se kishte ofenduar në baza racore mbrojtësin e Queens Park Rangers, Anton Ferdinand.
“Dua ti falënderohem selektorëve të Anglisë të cilët më kanë ftuar për 78 paraqitjet e mija. Kisha kënaqësinë të ndajë nderin me gjithë ata futbollistë, anëtarë të ekipit”, deklaroi Terry në një komunikatë.