Cole do të mbetet në Chelsea

Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo ka thënë se është “shumë optimist” se Ashley Cole do të vazhdojë kontratën e tij në klub.
Mbrojtësi i majtë ka hyrë në 10 muajt e fundit të marrëveshjes së tij me gjigantin londinez. Por, Di Matteo pret që e ardhmja e reprezentuesit anglez të zgjidhet para përfundimit të këtij viti.
“Jam shumë optimist se do të arrijmë marrëveshje para se të hyjmë në janar. Ai është një prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë”, deklaroi Di Matteo. Cole iu bashkua Chelseat nga Arsenali në verën e vitit 2006.