Çarmatimi bërthamor, mblidhen ministrat e Jashtëm të NATO-s

Talin, 22 prill, NOA Një takim i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut nis sot në Talin, kryeqytetin e Estonisë.
Parashikohet që gjatë këtij takimi dy ditor të diskutohet në rend të parë të ditës, marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për çarmatimin bërthamor.
Por edhe ndikimi i kësaj në raportet mes
NATO-s e Moskës do të përbëjë një ndër temat kryesore të takimit.
Në fund, palët do të diskutojnë edhe mbi problematikën e armatimit bërthamor,
që gjendet në disa prej vendeve të Aleancës.
n.e/NOA