çelet ekspozita e mjeshtrit artizan Pjetër Vukaj
Në muzeun Historik Kombëtar u hap ekspozita e mjeshtrit artizan, Pjetër Vukaj. Shtatëdhjetë punime në teknikën e gërvishjes në lëkurë dhe gdhendjes në dru. Druri dhe lëkura e dhenve kthehet nga duart e artistit në mjet me të cilin ai shprehet me plot origjinalitet. Vukaj në këtë ekzpozitë ka prezantuar kompozime të figurave historike dhe portrete femrash.
Ndër veprat e ekspozuara, është edhe një lahutë e gjatë 2 metra e 40 centimetra, e cila është realizuar me dru arre. Autori Pjetër Vukaj, pas viteve '90, ka hapur disa ekspozita personale brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Ekspozita me 70-të punime, do të qëndrojë e hapur, edhe të martën dhe të mërkurën për artëdashësit.