E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet "Dëshmori i Atdheut" Kujtim Frangu

Martiri i votës së lirë dhe zgjedhjeve të vitit 1997 Kujtim Frangu, komisionari demokrat i Matit u vlerësua në një konferencë përkujtimore në Muzeun Historik Kombëtar.
Deputeti i PD për Burrelin Bedri Hoxha vlerësoi para të ftuarve, miqve dhe familjes se Kujtim Frangu, i dekoruar si "Dëshmor i Atdheut" ra për ruajtjen e vlerave të demokracisë shqiptare.

Kujtesa historike u organizua nga Partia Demokratike e Matit, dhe grupi i shoqatave të të përndjekurve politike në nderim edhe të babait të tij Tofik Frangu i dënuar 20 vjet në burgjet e diktaturës për agjitacion dhe propagandë.

Të ftuarit ndoqën dhe filmin dokumentar dedikuar aktit heroik të mbrojtjes së shenjtërisë së zgjedhjeve në vitin e trazuar '97.

Martiri i zgjedhjeve Kujtim Frangu rivjen në kujtimet e miqve, kolegëve dhe komunitetit të familjeve matiane si mësuesi dhe udhrrëfyesi i dritshëm në botën e dijes për shkollën e Lisit pas viteve 90-të. Njëherazi figura e Frangut shenjohet për rolin vendimtar që pati krahas intelektualëve të tjerë të zonë për shembjen e diktaturës dhe ndërrimin e sistemit komunist.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›