Rigoletto premierë në TOB

Në kuadër të sezonit të eventeve “Italia dhe Shqipëria 2010 – dy Popuj, një Det, një Miqësi”, eshte shfaqur premiera e operas “Rigoletto” e Giuseppe Verdi-t: event qe ka celur edhe kalendarin e veprimtarive të organizuara nga Ambasada italiane.
“është kënaqësi të jem këtu me drejtorin e Operas zotin Ciko për të paraqitur një tjetër veprimtari në kuadër të veprimtarive që tashmë kanë nisur. Do doja të përmendja këtu bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, lidhjet në sektorin e kulturës, atë të ekonomisë, tregëtisë, shoqërisë civile, por pse jo dhe të politikës. Ne jemi këtu për të përuruar nismën e veprimtarive me veprën e Xhuzepe Verdit, të një kompozitori me famë botërore që nuk i përket vetëm Italisë, e pikërisht me operan e famshme “Rigoletto”. Më pas ne do të vazhdojmë me të tjera veprimtari në kuadër të pranverës italiane” tha ambasadori italian, Saba D’Elia.
Ne operen e famshme, Duka i Mantoves me arien “La donna è mobile”, do te interpretohet nga tenori i njohur Armaldo Kllogjeri, Rigoletto nga baritoni Ylber Gjini dhe Gilda nga sopranot Eva Golemi dhe Ramona Tullumani. Me regji të Nicola Zorzi, skenografi dhe kostume të Manuela Gasperoni dhe nën dirigjimin e Vittorio Parisi, “ Rigoletto” si nje nga veprat më të fuqishme të Giuseppe Verdi-t, do te vazhdoje te shfaqet sonte ne mbremje e ne datat 23 dhe 24 mars.
Vilma Masha Azhornuar së fundi ( e diel , 21 mars 2010 )