E Shtunë, 31 Tetor 2026

çelet ekspozita e skulptorit Ermir Grezda

Paralelisht me ekspozitën e piktorit Lin Delija si një pikëtakim i bukur në kohë dhe hapësirë, Muzeu Historik Kombtar hapi portat edhe për një tjetër artist të figurës, skulptorin Ermir Grezda.
Ekspozita e ndarë në disa cikle në pikturë dhe skulpturë solli punime në portrete, statuja e kolazhe.Petagogu i liceut artistik dhe vijuesi i traditës së familjes Grezda, të atit piktorit të njohur me origjinë nga Kosova Qamil Grezda, solli në këtë ekspozitë motivet shqiptare të malsorëve si dhe botës femërore përballë së cilës është tejet i ndjeshëm në krijimtarinë vetiake.
Ermir Grezda njihet në punimet e tij për finesën dhe elegancën e formës si dhe teknikën e punimit të baltës me plasaritje, e mbivendosje të pjesëve në volumet që krijon. Skulptori Grezda në 26 vjetët e krijimtarisë ka punuar në skulpturën monumentale, portrete në qeramikë dhe materiale të tjera ndërsa shumë prej veprave të tij ndodhen në Kosovë, vendet Europiane dhe Sh.B.A.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›