E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajzat e spektaklit, si nuse

Pasarela

Një sfilatë jo si gjithë të tjerat. Vajzat e spektaklit do të ngjiten në pasarelë me fustane nusërie. “Geraldina Sposa” sjell sot në mbrëmje një sfilatë me koleksionin e ri, menduar edhe si spektakël, ku do të dominojnë tingujt e “Carmen”-it modern dhe performanca e balerinëve Gerti dhe Enada Hoxha. Si çdo vit, edhe këtë herë modelet do të jenë vajzat e njohura të spektaklit si: Linda Poda, Irsa Demneri, Orinda Huta, Matilda Meçini, Enxhi Kamenica, Suada Sherifi, Xhesika Berberi etj. Në fund do të shfaqet nusja e nderit, që tashmë është bërë si traditë të ruhet surprizë deri në momentin e fundit. Nëse një vit më parë ishte menduar këngëtarja Eranda Libohova, para së cilës ishte Valbona Selimllari, në natën e sotme është menduar të jetë një tjetër vajzë shumë e njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve. Organizatorët janë treguar të vendosur deri në fund për të mos e zbuluar emrin. I vetmi detaj që mësuam ishte fakti se ajo ka ardhur nga shumë larg. Pasarela të tilla janë bërë tashmë një traditë që prej vitit 1995.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›