E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati për shtëpinë e Pezës, Xhaferraj: Nuk cënohet pronësia

Ministri i Kultures Ferdinand Xhaferraj gjate nje pronocimi per mediat ka sqaruar opinionin publik se shtepia ku aktualisht banon deputeti socialist Dashamir Peza duhet thjesht te kaloje nen administrimin e Institutit te Monumenteve te Kultures. Kjo gje thote ai nuk cenon pronesine e shtepise dhe as banimin e saj.

"Kjo shtepi per shkak te mungeses se ketij urdhri, figuron monument kulture qe mbrohet nga shteti dhe nisur nga ky fakt ne me procedure rutine kemi kerkuar, ka dale VKM-ja nje muaj perpara, i ka shkuar drejtorise rajonale te kultures kombetare Tirane, kane shkuar dje per administrimin e shtepise, ka figuruar qe atje ka pronare. Jane me dhjetera-qindra shtepi kulture qe kane pronar, marredheniet rregullohen shume normalisht dhe e ritheksoj pronari jo vetem qe jeton normalisht po ka te drejte te ftoje cilindo qytetar", deklaroi Ferdinand Xhaferraj, Minister i Turizmit dhe Kultures.

Shtepise- muze qe ndodhet ne Peze ku me 16 shtator 1942 u mblodhen forcat politike te vendit qe themeluan Frontin Nacional Clirimtar, ky vendim i propozuar nga minisitria e Kultures i jep mbrojtje nga Instituti i Monumenteve.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›