700 orë në heshtje

Qëkur është hapur retrospektiva e saj në Museum of Modern Art më 14 mars, artistja Marina Abramovic ka qëndruar e ulur gjashtë ditë në javë, shtatë orë në ditë në një karrige të thjeshtë, nën dritat e ndezura, në atriumin e lartë të MoMA-s. Kur ta braktisë këtë karrige për herë të fundit të hënën, ajo do t’i ketë të grumbulluara 700 orë ulur në karrige.
Gjatë asaj kohe rutina e saj rrallë ndryshonte. Çdo ditë ajo ulej në vendin e vet vetëm pak para se të hapeshin dyert e muzeut dhe largohej pasi ato mbylleshin. Gardëroba e saj ka qenë e qëndrueshme: një lloj fustani për koncerte me një varg të gjatë, në njërën prej tri ngjyrave (e kuqe, e kaltër dhe e bardhë).
Flokët e saj, në gërsheta të endura, gjithmonë ishin tërhequr përpara mbi supin e majtë. Lëkura e saj gjithmonë ishte e bardhë, sikur gjaku t’i ishte shteruar. Poza e saj rrallë ndryshohej: trupi i saj lehtë kërrusej përpara, ajo vështronte e heshtur dhe qëllimisht vetëm përpara.
Ajo që ishte e ndryshueshme ishte audienca e saj.
Vizitorët në muze ishin ftuar, cili vjen i pari shërbehet i pari, të ulen në një karrige përballë saj dhe qetësisht duke ia ngulur sytë. Karrigia rrallë ndodhte të ishte e zbrazur.
Afërsisht 1400 njerëz janë ulur në të, disa për një apo dy minuta, e disa për një ditë të tërë.
Të ulurit pranë Zonjës Abramovic ka qenë ngjarja më e nxehtë e sezonit artistik pranveror. Njerëz të famshëm si – Bjork, Marisa Tomei, Isabella Rossellini, Lou Reed, Rufus Wainwright – janë ulur pranë saj. Artistët e rinj performues kanë mbërthyer disa momente në qendër të vëmendjes. Njëri prej tyre është paraqitur në versionin e vet të fustanit të Abramovic për t’i propozuar martesë. Disa që uleshin më shpesh fituan pak popullaritet, megjithëse ata që pritnin gjatë në rënd i vështronin me inat ata që rrinin ulur për një kohë të gjatë.
Duke iu falënderuar internetit shumë njerëz e kanë parë tërë këtë pa qenë aty. Brenda ditës në websajtin e MoMA-s, moma.org, ka pasur rreth 800 mijë klikime. Një sajt i Flickr me fotografitë kryesore të secilit ulës është vizituar rreth 600 mijë herë. Për më shumë qarkullimi i vizitorëve ka qenë i rëndë. Sipas shifrave të muzeut, rreth gjysmë milioni njerëz e kanë vizituar të tërën apo pjesë nga retrospektiva e Abramovic-it, “The Artist Is Present,” për të cilët pjesa e atriumit është vend i vogël.
Pjesa tjetër e shout, e instaluar në katin e gjashtë të muzeut, është një problem. Është e bërë kryesisht nga videot dhe fotografitë e performansave të artistes rreth 40 vjeçare, duke filluar nga koha kur ka qenë studente në Beograd të Jugosllavisë, ku është lindur në vitin 1946.
Vepra e saj personale nga vitet e shtatëdhjeta ka qenë kurajoze. Ajo e kishte goditur veten me thikë, kishte marrë drogë, kishte luajtur me flakë. Për një pjesë ajo kishte qëndruar në një galeri për gjashtë orë, duke njoftuar se vizitorët mund t’i bëjnë fizikisht çfarë të duan. Në një moment një burrë ia kishte mbajtur revolen në qafë. Sytë iu ishin mbushur me lot, por nuk ishte zmbrapsur.
Në vitin 1976 ajo fillon të bashkëpunojë me artistin gjerman Uwe Laysiepen, i njohur si Ulay. Disa prej performansave të tyre i ndëshkonin ngjarjet atletike, derisa ata i kishin përplasur trupat e tyre ndërmjet vete ose nëpër mure. Të tjerat kanë qenë pothuajse energjikisht pasive. Për një pjesë të quajtur “Imponderabilia” ata kanë qëndruar përballë njëri tjetrit, të zhveshur, në një hapësirë të ngushtë të derës në një muze. Kushdo që dëshironte të shkonte nga njëra galeri te tjetra nuk kishte rrugë tjetër përpos të ngjeshej bezdisshëm dhe intimisht ndërmjet tyre.
Abramovic e kishte rivënë në skenë instalacionin e saj “Imponderabilia,” bashkë me disa vepra të tjera, për shoun e MoMA duke përdorur aktorë. Dhe megjithëse lakuriqësia kishte shkaktuar gumëzhimë, riskenimi kishte mbetur i rrafshët. Dy elemente që fillimisht e definonin artin e performansës si medium, paparashikueshmëria dhe kalimtariteti, i mungonin. Pa to fiton histori të keqprezantuar dhe teatër të keq.