Pas dy vjetësh pritet të mblidhet Konferenca e Gjyqtarëve
Vendimi është marrë dje gjatë një takimi që numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu ka zhvilluar me kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj.
Në takim është rënë dakord që të formohet një grup prej 12 gjyqtarësh, të cilët do të punojnë për projekt-rregulloren dhe plan veprimin, i cili do të votohet në mbledhjen e ardhshme të përgjithshme të gjyqtarëve.
Pas takimit të djeshëm, Spahiu theksoi më tej që në mungesë të ligjit është e domosdoshme mbledhja e gjyqtarëve për miratimin e rregullave dhe statutit të brendshëm, si një mundësi dhe garanci për një proces zgjedhorë të lirë dhe të barabartë për gjyqtarët.
Gjithashtu, Spahiu tha se miratimi i rregullave dhe normave të funksionimit dhe organizimit të konferencës mund të bëjnë të mundur zgjedhje legjitime për anëtaret e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ose në të kundërt mund të kemi një proces të kontestueshëm dhe jo kushtetues.
Prej dy vjetësh konferenca e gjyqtarëve nuk funksionon në Shqipëri për shkak se në Tetor të vitit 2008 Gjykata Kushtetuese shpalli anti kushtetues ligjin -“Për funksionimin dhe organizimin e konferencës gjyqësorë”.