E Shtunë, 31 Tetor 2026

çështja e emrit shtyhet për në vitin 2011?

Shtohen zërat qeveritare në Maqedoni për shtyrjen e zgjidhjes së kontestit të emrit, dhe se sinjale të tilla kanë ardhur edhe nga Athina, e cila po përballet me një kaos total financiar dhe krizë të thellë ekonomike.
Por edhe tensionet e fundit në Maqedoni mund të shtyjnë zgjidhjen që pritet gjatë këtij qershori, apo deri në fund të këtij viti. Në një kohë kur qershori po afron, pala maqedonase po mendon ta përdorë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) si alibi të radhës për shtyrjen e këtij procesi edhe për disa vite.

Siç raporton agjencia e lajmeve INA, Shkupi zyrtar planifikon të presë vendimin e GJND-së për kontestin e emrit, dhe pastaj të thellojë negociatat për arritjen e zgjidhjes përfundimtare.

Ky akt është nxitur edhe nga disa deklarata të analistëve të huaj, të cilët i sugjerojnë Shkupit që të pres vendimin e GJND-së.

Ndërmjetësuesi i parë në kontestin midis Greqisë dhe Maqedonisë rreth emrit, Robin O'Nil, këshilloi Maqedoninë që ta presë vendimmarrjen e Gjykatës Ndërkombëtare dhe të shohë çfarë do të përmbajë ky vendim.

O'Nil është një lobues dhe një person i angazhuar nga kabineti i kryeministrit maqedonas, me qëllim të krijimit të opinionit rreth kësaj çështje. Zëdhënësi i Qeverisë, Martin Martinovski nuk ka komentuar pohime të tilla që vijnë nga kuluare gazetareske.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›