E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona do ta nxjerrë në ankand Ibrahimoviçin?

Barcelona duket se e ka nxjerrë në ankand sulmuesin e saj, Zlatan Ibrahimoviçin, duke mirëpritur ofertat nga Premier Liga .
"The Daily Mail" shkruan se Barcelona u ka ofruar suedezin Chelseat dhe Manchester Cityt, për 40 milionë paund.
Presidenti i Barcelonës për të arritur qëllimin e tij ka përdorur agjentin Pini Zahavin, për të zgjuar interesimin e Chelseat dhe Manchester Cityt. Ibra mund të largohet për t'i krijuar hapësirë David Villas, që pritet të prezantohet javën e ardhshme si lojtar i Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›