E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Europës, sot ndeshja Atletiko-Fulham

Sot në orën 20:45 Atletiko Madridi dhe Fulhami do të diskutojnë titullin e Ligës së Europës në stadiumin "Nordbank Arena" të Hamburgut.
Në fakt, si spanjollët ashtu edhe anglezët nuk kanë patur formë të mirë në kampionatet përkatës. Madrilenët renditen të nëntët në Primera Divizion, kurse londinezët në vendin e 12-të në Premier Ligë. Por në Ligën e Europës të dy ekipet kanë treguar formë të jashtëzakonshme.

Rruga e të dy finalistëve deri në ndeshjen e fundit ka qenë e gjatë dhe e vështirë. Spanjollët e Atletikos i mbijetuan Gallatasarajit, Sportingut të Lisbonës, Valencias dhe Liverpulit. Kurse Fulhami eliminoi me radhë Shaktar Donjetskun, Juventusin, Volfsburgun dhe Hamburgun.

Si për Atletikon, ashtu edhe për Fulhamin, arritja në finalen e një evenimenti të tillë është një arritje historike. Trajneri anglez, Roi Hodgson (i shpallur së fundi trajneri më i mirë në Angli), e cilësoi këtë finale arritjen më të madhe të karrierës së tij. Atletiko Madridi, nëntë herë kampion i Spanjës, shihet si favoriti kryesor për fitimin e titullit. Megjithatë, në një ndeshje të vetme gjithçka mund të ndodhë.

Atletiko Madrid - Fulham, formacionet e mundshme:

Atletiko Madrid (4-4-2): De Gea; Ujfalusi, Perea, Alvaro Dominguez, Antonio Lopez; Reyes, Paulo Assuncao, Raul Garcia, Simao; Forlan, Aguero. Trajner: Kike Sançez Flores

Fulham (4-4-2): Schwarzer; Paintsil, A. Hughes, Hangeland, Konchesky; S. Davies, Dan. Murphy, Etuhu, D. Duff; Gera, Zamora. Trajner: Roi Hodgson

Gjyqtar: Ricoli (Itali)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›