E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99 prezanton sot Programin dhe kandidatët

Kreu u Lëvizjes Erjon Veliaj pritet te shpalosë sot programin bazuar tashmë në tre shtyllat kryesore arsimim, punesim për të rinjtë dhe votat e emigranteve. G99 ka perfshire ne listen e kandidateve kryesisht te rinj 

TIRANE-G99 zhvillon sot Konventën e pare Kombetare ku pritet te prezantohet programi i kesaj force te re politike per zgjedhjet e 28 qershorit si dhe kandidatet garues në zgjedhje. Kreu u Lëvizjes Erjon Veliaj pritet te shpalosë sot programin bazuar tashmë në tre shtyllat kryesore arsimim, punesim për të rinjtë dhe votat e emigranteve. Lëvizja G99 ben pjese ne koalicionin e majte “Bashkimi për Ndryshim” udhehequr nga PS ku ne perberje jane rreshtuar partite e majte PSD, PDS, PDNJ, G99. Pak dite me pare G99 preazantoi kandidatet e saj ne Tirane dhe Durres. Ne Tirane eshte Erjon Veliaj i pari ne liste kurse ne Durres, Mllva Ikonomi. G99 ka perfshire ne listen e kandidateve kryesisht te rinj ne politike por dhe perfaqesues nga shtresa e tetraplegjikëve per t’i kujtuar edhe njehere politikes qe te jete me e ndjeshme ndaj kesaj kategorie.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›