do vit mafia italiane i gjen vendin nje mal plehrash sa e Jezerces

Nga raporti i Legambientes per mafien e mbeturinave pjese dhe shifra nga i cili Shekulli botoi dje dalin te dhena alarmante. Shifrat jane mbreselenese dhe kur mendon qe pikerisht me nje vend qe ka probleme te tilla me plehrat Shqiperia e njemije e nje mungesave shkon e firmos marreveshje importi plehrash te ze paniku.
Ja disa nga te dhenat qe jepen ne raportin e Legambiente per ekomafian e vendit te tyre Italise
1 - Miliona tonelata plehrash varrosen ne menyre ilegale ne vende te panjohura cdo vit. Per ta bere me te perceptueshem sasine e plehrave qe zhduken ne vend-varrosje te siguruara nga rruget dhe korridoret e mafies italiane Legambiente ben nje krahasim. do vit zhduket nje mal plehrash 2 mije metra i larte - thote raporti i Legambinetes dhe shton se kjo eshte njehere e gjysme me e larte se mali yne Vezuv.
Italianet e krahasojne me Vezuvin e tyre per ta bere me te perceptueshem nivelin e pabesueshem te aktivitetit te mafies se plehrave ne vendin me te cilin po tentojme importin e plehrave kurse ne na takon ta krahasojme me nje mal tonin per ta bere me te perceptueshem per publikun shqiptar. Po marrim Malin e Jezerces meqe eshte prane vendlindjes se kryeministrit.
Per rreth 700 metra shifra e dhene nga Legambinete do te arrinte majen e Jezerces maja e katert me e larte e Shqiperise pas atyre te Korabit - 2694 metra. Nje mal plehrash sa tri te katertat e Jezerces eshte pra sasia e plehrave qe zhdukin cdo vit klanet e mafies se plehrave ne Itali. Ku i cojne
Shume groposen ne rajonet e jugut italian te tjerat shkojne ne vende te Afrikes apo ne vende si Rumania qe kane lejuar se fundmi importin e plehrave. Varrosja e tyre ilegale kursen miliarda euro qe do paguheshin nese ato shkonin ne landfilldet e posacme te Europes ku ta masin koken me spango per te trajtuar mbeturinat.
2 - 184 miliard euro eshte xhiroja vjetore e mafies se plehrave 4800 jane ne nje vit krimet e groposjes se plehrave te rrezikshme me autor mafien e fqinjeve tane 103 jane rastet e hetimeve per trafikim te mbetjeve te rrezikshme nga Italia drejt vendeve te tjere 2190 persona jane denoncuar 520 jane ndermarrjet e perfshira ne keto trafiqe.
3 - Ne Napoli arrijne mbeturina toksike shume te rrezikshme te industrise se veriut italian me ndermjetesine e Kamorres. Rajoni i Kampanjes eshte i pari ne listen e Legambientes per krime te kategorise se mbetjeve. Ne Kampanja dhe Kalabri perqendrohen 30 per qind te mbetjeve ilegale te gjithe Italise. Pas ketyre dy rajoneve vijne Pulja Lombardia Liguria Piemonte dhe Veneto.
4 - shte kalkuluar se per cdo euro qe fiton mafia e plehrave shteti humb 10. Ne Pulja jane zbuluar plot 599 vend-varrosje ilegale ne Lombardi 541 ne Kalabri 447. Vetem ne Veneto jane 5 milione metra katrore te okupuara me varreza plehrash ilegale.
fare eshte Legambiente
Legambiente eshte krijuar para 30 vitesh. Si organizem lindi ne 1980 pas levizjes anti-berthamore qe u zhvillua ne Itali dhe ne mbare boten perendimore ne pjesen e dyte te viteve 70. Tipari dallues i tyre ka qene gjithnje hulumtimi shkencor. Mbi krimet qe kane te bejne me mbeturinat kane nje baze te shendoshe te dhenash shkencore qe i kane lejuar qe te shoqerojne betejen me te dhena konkrete reale dhe praktike.
Ka shtrirje te gjere ne territorin italian mbi 115 mije partnere dhe mbeshtetes 1000 grupe vendore 30 mije klasa qe marrin pjese ne programe dhe 3.000 te rinj qe cdo vit marrin pjese ne kampet vullnetare mbi 60 zona natyrale.
Italia 90 mije tonelata mbetje
Italia e ka enderr te heqe sadopak nga stoku i saj radioaktiv per te cilin prej dekadash po harxhon energji dhe financa te shumta. 25 vite pas katastrofes se ernobilit ne Ukraine dhe 21 vjetorit te mbylljes se industrise berthamore ne Itali u mbyll me referendum popullor ne vitin 1987 bilanci eshte i rende per qeverite italiane duhet te paguaje miliarda euro per te menaxhuar 90 mije tonelata mbetje toksike dhe radioaktive.
Buxheti italian ka harxhuar deri me sot mbi 12 miliarde euro per ti mirembajtur ato ne pritje te caktimit te nje vend-depozite.
Kosto 500 milione euro ne vit
Per vete italianet prania e tonelatave me lende berthamore dhe toksike eshte nje bombe ekologjike qe i kushton shtetit rreth 500 milione euro ne vit. Perballe kesaj emergjence te pazgjidhur prej 21 vitesh me mbetjet berthamore dhe toksike qeveria italiane ka premtuar disa here zgjidhje por ende nuk ka nje te tille. Rajoni i Kazertes njihet tashme si ernobili i Italise sepse eshte toka me e ndotur ne gadishullin Apenin nga incidente te shumta qe kane helmuar toka dhe lumenj.
Ne nje raport Italian per mjedisin i vitit 2007 thuhet se Komuniteti Europian u ka vene detyrim shteteve anetare qe te gjejne nje zgjidhje per sistemimin e mbetjeve radioaktive brenda vitit 2009.
Berisha ne Itali Lehtesi italianeve per energjine berthamore
Mese dy vite pasi premtoi se do te kete bashkepunim me Italine per te zhvilluar energjine berthamore ne Shqiperi dhe ta ktheje ate ne superfuqi energjetike shefi i qeverise shqiptare ftoi dje biznesin italian qe te ndertoje centralin berthamor ne Shqiperi. Ftesa zbulohet nga media italiane e cila duke komentuar viziten e djeshme te Berishes ne Milano shkruante mbreme
Kryeministri i Shqiperise i ka te qarta idete e bashkepunimit me Romen. Pas pjesemarrjes ne forumin ekonomik italio-shqiptar kryeministri Sali Berisha beri te ditur se vendi i tij do te beje gjithcka per te lehtesuar investitoret italiane qe duan te marrin pjese ne energjine berthamore.
Deri me sot Shqiperia dhe Italia kane pasur marredhenie shume te mira. Jane nenshkruar marreveshje per investime ne fushen energjetike por italianet jane aktive dhe ne sektore te tjere- ka thene kryeministri shqiptar. Dje u be e ditur se Dhoma e Tregtise e Milanos dhe ajo e Shqiperise firmosen nje pakt per bashkepunim qe do tu jape mundesi te takohen 240 sipermarrjeve italiane dhe 70 shqiptare.
Italia 90 mije tonelata skorie radioaktive
Italia e ka enderr te heqe sadopak nga stoku i saj radioaktiv per te cilin prej dekadash po harxhon energji dhe financa te shumta.
Sot 25 vite pas katastrofes se ernobilit ne Ukraine dhe 21 vjetorit te mbylljes se industrise berthamore ne Itali u mbyll me referendum popullor ne vitin 1987 bilanci eshte i rende per qeverite italiane duhet te paguaje miliarda euro per te menaxhuar 90 mije tonelata mbetje toksike dhe radioaktive.
Buxheti italian ka harxhuar deri me sot mbi 12 miliarde euro per ti mirembajtur ato ne pritje te caktimit te nje vend-depozite kombetare per to.
Per vete italianet prania e tonelatave me lende berthamore dhe toksike eshte nje bombe ekologjike qe i kushton shtetit rreth 500 milione euro ne vit fonde qe merren nga taksapaguesit italiane.
Problemi me i pazgjidhur eshte rrezikshmeria e perjetshme e tyre sepse skoriet berthamore nuk vdesin kurre dhe ndryshe nga mbeturinat industriale qe jane te rrezikshme per 3 shekuj skoriet radioaktive jane te rrezikshme per 250 mije vjet.
Perballe kesaj emergjence te pazgjidhur prej 21 vitesh me mbetjet berthamore dhe toksike qeveria italiane ka premtuar disa here zgjidhje por ende nuk ka nje te tille.
Rajoni i Kazertes njihet tashme si ernobili i Italise sepse eshte toka me e ndotur ne gadishullin Apenin nga incidente te shumta qe kane helmuar toka dhe lumenj. Ne nje raport Italian per mjedisin i vitit 2007 thuhet se Komuniteti Europian u ka vene detyrim shteteve anetare qe te gjejne nje zgjidhje per sistemimin e mbetjeve radioaktive brenda vitit 2009.
Ditari berthamor i Berishes
Qe prej kater vitesh kryeministri i Shqiperise Sali Berisha nuk e ka ndare nga goja fjalen berthamor duke shprehur idene e tij per te ndertuar centralin berthamor ne vend dhe per ta shnderruar Shqiperine ne eksportues te energjise. Me poshte jane disa data qe kane lidhje me idene berthamore te kryeministrit te Shqiperise
-27 tetor 2007
Berisha permend per here te pare termin central berthamor ndersa takonte Presidentin e Kompanise Enel z. Fulvio Konti i cili prezantoi projektin per ndertimin e dy impianteve per prodhimin e energjise elektrike nga TEC-e me nje kapacitet 700 megavat secili ndersa kryeministri shqiptar shprehu gatishmerine e qeverise shqiptare per ndertimin e centraleve berthamore per prodhimin e energjise.
-10 nentor 2007
Perfaqesuesit e kompanise Camossi Holding spa i prezantuan Berishes ecurine e investimit te tyre ne ngritjen e nje fabrike per prodhimin e pjeseve te kembimit per industrine berthamore ne Durres dhe bashke me te edhe interesin e kompanise se tyre dhe te amerikanes Westinghouse per te prodhuar edhe ne Shqiperi energji berthamore.
-27 maj 2008
Berisha thote per gazeten Corriere della Sera Vendimi im eshte qe shqiptareve te mos iu hiqet mundesia nga ky potencial i madh energjetik sic eshte energjia nukleare. Me ekonomike me e paster... Se bashku me qeverine e Romes do te financojme nje impiant i cili do te ndertohet ne Shqiperi. Dhe nese kjo nuk do te jete e mundur do te kerkojme ndihmen e sektorit privat per te studiuar tregun ballkanik dhe Italian.
-21 janar 2010
Qeveria shqiptare hedh bazen ligjore per ngritjen e centralit berthamor duke miratuar krijimin e Agjencise Kombetare Berthamore AKOB si institucion qendror ne varesi te Kryeministrit e cila synon ti hape rrugen ngritjes se infrastruktures per centralin berthamor ne vend.
Plehrat kur mafia arrin te caje dhe administraten gjermane
Dihet se cdo shtet mundohet ti nxjerre jashte shtepise plehrat e veta. Shume shtete te fuqishme madje subvencionojne ne kete drejtim bile jo rralle e mbyllin nje sy para ligjeve nderkombetare kur eshte fjala per heqjen e mbetjeve problematike te vendit te tyre. Kjo do te thote qe kjo lenda e pare e thene me troc mbeturinat mund te na vijne nga fqinjet me kosto me te lire se sa mbeturinat e shtepise sone.
Gjithe shoqatat e mjedisit i kane mbeshtetur dhe promovuar fabrikat tona te riciklimit te plastikes dhe letres. Ato u bene nje shprese ne lehtesimin e problemit te plehrave tona duke ricikluar plastiket qe mbushnin lumenjte perrenjte dhe bregdetin tone.
Por ja qe tani del se ato nga halli do te kthehen te punojne per plehrat e vendeve te huaja meqe keto shtete bejne nje politike me te mire menaxhuese per mbeturinat e tyre i paskan plehrat me te mira me teprice dhe i eksportojne. Ndersa qeverite tona per 20 vjet nuk e kane vleresuar fare kete problem te madh por dhe kete pasuri te madhe si lende e pare.
Keshtu nga kjo tregti mjedisi i ketyre vendeve behet me i paster dhe me i shendetshem dhe mjedisi yne keq e me keq. A eshte vertet kjo nje politike e mire per vendin tone me te cilen duhet te krenohet qeveria jone se po i perafrohet Europes
A ka garanci plehra te rregullta e plehra te parregullta
Po te hedhesh nje sy neper internet gjen plot raste te deformimit te tregtise se mbetjeve dhe te korrupsionit ne kete tregti edhe nga shtetet me ligje dhe institucione shume te forta. Ja disa prej tyre
1
22 tone mbeturina plastike te refuzuara derguar ilegalisht nga porti verior gjerman i Hamburgut ne Brazil jane kthyer mbrapsht ne Gjermani. Zyrtaret braziliane e kapen kete mall pasi arriti ne Portin jugor te Rio Grande. Dergesa ne dokumenta shenonte mbeturina nga Republika eke qe do te ricikloheshin ne Ameriken e Jugut.
Por brenda paketimeve ne vend te saj zyrtaret braziliane kane gjetur mbetje te produkteve te pastrimit dhe cdo lloj mbeturine te ndaluar te ndotur - deklaroi Instituti i Mjedisit dhe i Burimeve Natyrore te rinovueshme te Brazilit IBAMA. Ne vitin 2009 autoritetet braziliane zbuluan gjithashtu mbeturina te paligjshme te ardhura nga Britania megjithese letrat dhe vulat ishin te gjitha ne rregull. Http//www.dw-world.de/dw/article/
2
Autoritetet italiane kane percaktuar vend-ndodhjen nje anijeje te mbytur ne brigjet jugore te Italise me 180 fuci e mbeturina toksike ne bord per te cilen ata thone se eshte fundosur nga mafia.
Anija e mbytur eshte raportuar te jete nje prej me shume se 30 anijeve te tilla qe sipas te dhenave jane mbytur ne detet Adriatik dhe Jon nga Cosa Nostra. http//news.bbc.co.uk/2/hi/europe/8260409.stm
3
Le te sjellim nje rast tjeter te tregtise se mbeturinave
Sipas te dhenave nga mbikeqyresi i mjedisit te Kines ne fshatin Lianjiao trajtohen me shume se 200.000 tone plastike ne vit nje pjese e madhe e se ciles jane te importuara ilegalisht. Sipas Administrates se Shtetit per Mbrojtjen e Mjedisit SEPA Kina ndalon rreptesisht cdo import te mbeturinave.
Te nxitur nga perfitimet thekson mbikeqyresi disa shites bashkepunojne me thyeres te ligjit jashte shtetit dhe ne menyre te paligjshme kontrabandojne ose importojne plehra ne Kine duke shkaktuar deme per shendetin e njerezve dhe te mjedisit. Http//bbs.chinadaily.com.cn/redirect
4
Skandali i perfitimeve italo-gjermane nga spekulimi me mbeturinat e ngurta tregon per nje industri qe lulezon. Sipas hetimeve nga Zyra Federale e Gjermanise e Policise Kriminale BKa deri ne 2 milione tone te mbeturinave shtepiake jane tashme te hedhura ilegalisht ne vend-grumbullimet dhe ish-gropat ne Gjermanine Lindore. Shkalla e aktiviteteve spekuluese me mbeturinat e ngurta eshte e papare per nga madhesia - shprehen ekspertet.
Rasti ka qene i nenvleresuar plotesisht nga agjencite qeveritare dhe politikanet sipas nje studimi te brendshem te BKa. Disa nga mbeturinat e rrezikshme jane gjetur ne landfillin e qytetit te Freyburg-Zeuchfeld ne Saksoni-Anhalt i cili ishte mbyllur ne pranveren e vitit 2009. Inspektoret shteterore te mjedisit gjeten ketu 300.000 tone mbeturina te paligjshme. Prokuroret besojne se e dine se kush eshte prapa dergesave te mbeturinave.
Qe ne fillim thote nje hetues nje grup i caktuar i krimineleve gjermane dhe italiane kishin planifikuar te pastronin mbeturinat ne menyre te paligjshme nga Kampanja e Italise ne rajonin e Saksonise-Anhalt sepse shumica e tyre ishte e paperpunuar. www.brightmag.org
Pra kur mafia e plehrave arrin te caje dhe administraten gjermane cmund te presim ne me administraten tone qe sipas Institutit Shqiptar per Studimet Nderkombetare AIIS del se niveli i sigurise ne doganat tona eshte me i uleti ne Europe. www.aiis-albania.org/publications.html
Sot gara e vendeve te zhvilluara per mbeturinat po behet po aq e fuqishme sa ajo per naften vetem me nje ndryshim ndersa naften luftojne ta importojne mbeturinat synojne ti eksportojne. Kjo eshte nje dukuri e re e globalizimit
Shpesh del pyetja Nese disa shtete eksportojne mbeturina plastike leter etj. perse ata nuk ngrene fabrika riciklimi ne vendin e tyre sic eshte bere ne vendin tone duke ndihmuar trajtimin e plote te mbetjeve ne vendin e tyre por e humbasin kot kete lende te pare duke jua dhene pothuajse falas vendeve ne zhvillim
Po ja nje dite e gjetem pergjigjen te nje fjalim i Kryeministrit Ju qe mendoni keshtu ...jeni antiglobaliste marksist leninist kunder mjedisit dhe mbeshteteni nga mafia.
Nga gjithe kjo bresheri fjalesh vetem fjala antiglobalist ishte e re per ne keshtu qe u futem shpejt ne internet per te kuptuar se kush jemi. Dhe ja si e trajtonte UNDP globalizmin ne nje studim te ISSD Ende nuk ka nje marreveshje per te percaktuar sakte ne ate qe quhet globalizim se cilat jane pjeset e mira dhe te keqija te tij Dhe me poshte Globalizmi ka vendosur presion mbi mjedisin global dhe burimet natyrore duke reduktuar kapacitetet mjedisore.
Kostot mjedisore si dhe pasojat ekonomike qe sjell mjedisi mund te eksportohen te njerezit qe jane ne vendet e pazhvilluara. Pra globalizmi krahas te mirave paska dhe te keqija vecanerisht ne drejtim te mjedisit. Mos valle Kryeministri na ka bere kompliment me etiketimin Antiglobalist...
Ministri i Mjedisit siguron se per cdo mbeturine te listes se gjelber qe do te importohet do te vendoset nga Keshilli i Ministrave me nje VKM te vecante. Pra ne fund do te firmoset nga tre ministrat kryesore dhe Kryeministri.
Por a sndodhi ekzaktesisht kjo me vendimin per importimin e plehrave urbane nga Italia ne 2004-n per tu djegur ne Kashar
Shoqatat mjedisore e shohin problemin e mbeturinave me gjere se sa ceshtja e importimit te listes se gjelber apo biznesit te disa kompanive Te pastrojme Shqiperine nga mbeturinat tona te cilat po kthehen ne nje problem jetesor per shendetin dhe zhvillimin tone.