E Shtunë, 31 Tetor 2026

ǒdrejtësi duan Rama dhe neobllokmenët?

15-07-2011 / Nga Luan Myftiu

“Ligji është ekuilibri i shoqërísë njerëzore” - Samí Frashëri

I pamë se ç’bënë me drejtësínë “bimbashët” e PS-së gjatë tetë viteve të sundimit të tyre. Si e shndërruan atë në avokate të krimit, të vjedhjes së votës dhe në bashkautore të krimit të tyre ekonomik. Janë po këta që sot ulëríjnë se drejtësía ka vdekur që, kur rrëmbyen pushtetin në 97-ën, realizuan me drejtësinë “hakmarrjen” ndaj demokracísë dhe ithtarëve të saj. Që kriterin klasor e bënë “ajkën” e filozofisë së saj kriminale, kurse mbrojtjen e korrupsionit - misionin e saj të “shenjtë”. Ishin këta që paprekshmërínë e pushtetarëve të korruptuar e bënë virtytin e lartë, integritetin e saj më të përkryer amoral. A nuk qenë këta kriminelë që me njerëzit hallexhinj dhe gjithë të pambrojturi mbushën komisariatet e policisë dhe burgjet, duke i bërë fakirët kurbanë për të “legjitimuar” mosveprimin e shtetit ndaj mëkatarëve të veshur me pushtet? Natyrisht, ky skenar nuk mund të realizohej prej këtyre enveristëve hipokritë pa miratuar ligje europiane, të cilat nuk i zbatonin veç në dobí të tyre. Ndërkohë bandat e kriminelëve livadhisnin si në shtëpinë e tyre, kurse trafiqet e paligjshme habitën botën. Pasiguria për jetën dhe pronën arriti kuota të frikshme. Ligji vepronte vetëm ndaj atyre, që futeshin në “kurthe me anë të “kaçatorëve” të pushtetarëve socialistë. Psikiatrët nxirrnin me “të meta mendore” vetëm nipërit e mbesat e bosëve të krimit, kurse pronarët u lanë të vdisnin duke shpresuar prapa dyerve të gjykatave. Pistoletat kërcisnin rrugëve, ditën për diell, ndërsa autorët e plagosjeve me dashje fshiheshin prapa imunitetit të prindërve të tyre funksionarë. Për Ramën dhe neobllokmenët ajo drejtësí çmohej si aktive, e pavarur, pikërisht pse qe në shërbim të hajdutërísë dhe aspiratës antishqiptare të socialistëve “liberalë”. Se, sipas tyre, demokracía paskësh bërë shumë toleranca amorale. Kulakët nuk po shpërnguleshin më në kasolle bagëtish nëpër fshatra të humbur, kurse armiqtë e “revolucionit” flisnin serbes nëpër televizione. Prandaj mafia komuniste, ndërkohë që ushtronte presion mbi gjyqtarët me integritet, mbushte xhepat me pará të pista, pa harruar ta përlyente në këto allishverishe edhe drejtësinë. Bashkautorësia në krim e diktaturës u shndërrua në bashkëfajësinë e fëlliqur të korrupsionit. Të gjithë padrinot u lidhën bisht më bisht si minjtë për t’u mbrojtur nga populli, të cilin nisën ta vidhnin pa kufí. “Dosjet” e korrupsionit nisën të flinin nëpër sirtarët e prokurorive, kurse ministri Rama me shokë alarmoheshin nga ndonjë kërkesë e artistëve fukarenj. Demokracía kish lënë që armiqtë e djeshëm të llomotisnin taní nëpër gazeta e televizione. Kurse mafiozët socialistë i duronin  këta për t’u dukur si ithtarë të fjalës së lirë. Megjithatë, Rama me neobllokmenët ishin  të pakënaqur. Se nuk kishte arrestime masive, as demaskime në salla të mbyllura, as rrëmbime njerëzish të pafajshëm, apo tortura çnjerëzore në dhoma të errëta. Nuk kishte pushkatime dhe varje në litar në mes të ditës, heqje zvarrë njerëzish të pafajshëm, që tentonin të largoheshin nga vendi. Nuk kishte radhë të gjata për votíme dhe oficerë sigurími te gryka e kutíve zgjedhore. Nuk po bëheshin arrestime masive para datës së votímit. Nuk po përjashtoheshin nga puna prindërit e atyre, që sëmureshin rëndë ditën e votimit. Në dasma dhe vdekje njerëzit shkonin te njëri-tjetri, kurse tapitë e pronave fotokopjoheshin pa frikë. Megjithëse drejtësía ishte e “pavarur” të arrestonte edhe me dyshime të gjithë ata që kërcënonin pronën “shtetërore”, të vjedhur tashmë nga socialistët “antikomunistë”. Por, amá kishte mbushje “kutish” votimi nga policia, braktisje të procesit zgjedhor, tanke pranë qendrave të votimit dhe krisma pistoletash mbi trupat e komisionerëve demokratë. Shkurt, drejtësía po lejonte të vidheshin votat e demokratëve; të ankimoheshe nëpër gjykata, t’i bije legenit nëpër KQZ-të me shumicë socialiste. Por ashtu si lejohej të vihej portreti i “qoftëlargut” në zyrat e ministrive, caktoheshin në krye të Gjykatës Kushtetuese kriminelë të spikatur të epokës së “kopaçes”. Taní turmat e indoktrinuara nuk kërkonin me brohoritje varjen në litar të atyre që donte partia, por mbushnin sheshet për të kremtuar si festë të shpalljes së pavarësísë 29 nëntorin, ditën e çlirimit të Jugosllavisë së Titos. Xhelatët e komunizmit u tundnin gishtin te hunda viktimave, ndërkohë që deputetëve të këtyre martirëve u shqyheshin xhaketat, kur mbështesnin protestat e tyre paqësore për ndonjë kërkesë të ligjshme. Nxiteshin e stimuloheshin të gjitha të metat e dobësítë, që sjell me vete liria në një shoqërí, që ishte mbajtur e mbyllur me dekada. Viktimat e diktaturës paraqiteshin si shkaktare të vuajtjeve të njëra-tjetrës. Krimi komunist mbrohej me sloganet “Ashtu ishin ligjet!”, kurse xhelatët e pasuruar qeverisnin duke nxjerrë deputetë bijtë, nipërit dhe mbesat e tyre. Dhe, nëse ndonjë gjykatë, do të jepte drejtësí të padiktuar prej tyre, të shpallte humbës ithtarët e “revolucionit”, bijtë e devotshëm të kopukut Enver Hoxha, atëherë ajo akuzohej menjëherë si e korruptuar. Prandaj sot anatemohet Kolegji Zgjedhor si i kapur, i marrë “peng” nga qevería, si bashkautor në kanibalizmin zgjedhor, a në krimin elektoral. Madje, s’është çudí që ka për t’u akuzuar edhe si armike e demokracisë dhe integrimit të vendit. Do të shpallet pastaj si e vdekur, por që mund të ringjallet vetëm me “aksionet popullore” (rrëmujat) e Ramës dhe neobllokmenëve, që konfliktin e kanë amanet nga “qoftëlargu”! Pastaj, ka për t’u akuzuar faktori ndërkombëtar, nëse nuk deklaron që Rama fitoi, edhe pse tashmë e dinë edhe gurët e Shqipërísë që ai humbi! A nuk akuzoi tërë kohën për dështimet e tij Enver katili armikun e brendshëm e të jashtëm?!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›