E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi reagon pas publikimeve të Wikileaks: Me Berishën, marrëdhënie të shkëlqyera

14-07-2011 / Gazeta 55

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është shqetësuar nga publikimi i raportit të “Wikileaksit”, i cili para pak ditësh e zbuloi faktin se kryeministri i kishte thënë diplomatëve amerikanë se “i frikësohej ndikimit politik të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha në Kosovë”.


Megjithatë, Thaçi deklaron se raportet e tij me kryeministrin Berisha si ato personale, ashtu edhe institucionale i ka të shkëlqyera. Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, shefi i Qeverisë nuk shqetësohet se “Wikileaks” mund të zbulojë kabllo të tjera diplomatike, të cilat e implikojnë atë në lidhjet e kontratave për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar, apo në dhënien me koncesion të Aeroportit të Prishtinës.


Thaçi thotë se kontrata e autostradës nuk është vendosur mbi kritere politike, por mbi kritere ekonomike dhe se shefi i ICO-s, Pieter Feith, do të duhej pyetur pse nuk e ka parë asnjëherë këtë kontratë. I pari i Ekzekutivit mohon që më 2 korrik të jetë arritur ndonjë marrëveshje mes palës vendëse dhe asaj serbe. Krejt çka ka dalë nga takimet katërmujore të palëve, sipas tij, janë konkluzionet e Robert Cooperit.


Megjithatë, ai e pranon se palët kanë marrë zotimet për t’i respektuar pikat e atyre konkluzioneve. Ndryshe nga kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, i cili ka vlerësuar se pala kosovare ka hequr dorë nga disa prej elementeve të shtetësisë, Thaçi shprehet i bindur se asnjëra nga konkluzionet e Cooperit nuk e prekin sovranitetin e Kosovës.


Pavarësisht dallimeve në qëndrime, Thaçi thotë të ketë raporte shumë të mira me Krasniqin dhe se ka raste kur takohet me të tri- katër herë në ditë. Kryeministri është shprehur i gatshëm që të kërkojë sqarimin e imunitetit të deputetëve te Gjykata Kushtetuese nëse një gjë të tillë ia obligon Kuvendi i Kosovës. Në të kundërtën, thotë se nuk i përzihet Kuvendit në vendimet e tij.


Publikimet e Wikileaks: Thaçi frikë nga impakti politik i Berishës në Kosovë


Koha Ditore: Zoti kryeministër, para pak ditësh “Wikileaks” na befasoi me zbulimin e një kablloje diplomatike që Ambasada amerikane në Prishtinë ia kishte dërguar State Departamentit,  e në të cilën ju e shfaqni shqetësimin për ndërhyrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në stabilitetin e brendshëm të vendit? Pse gjithë ajo frikë nga Berisha?


Hashim Thaçi: Unë nuk i komentoj opinionet e tilla, ashtu siç nuk i komenton as Ëashingtoni, e as kryeqytet e tjera. Por dua të theksoj se raportet edhe personale, edhe institucionale me kryeministrin Berisha janë të shkëlqyera.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›