E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeh beson: Torres do të shpërthejë

Fernando Torres dyfishoi kuotën e golave të tij për Çelsin në “Old Trafford”, të dielën, por sulmuesi nuk do të fshihet nga një tjetër që i mbeti pa e shënuar. Ai dështim i tij vazhdon të dominojë në komentet pas humbjes 3-1 nga Mançester Junajtidi, ku shumëkush kishte bërë shaka me dështimin e pabesueshëm për një sulmues të kalibrit të tij. Por, në klubin e Çelsit nuk ka asgjë tjetër përveç përkrahje për Torresin dhe insistim që përforcimi më i shtrenjtë në histori të Premier Ligës. “Vazhdoj të them të njëjtën gjë, mund të vërej se Torres është duke u përmirësuar gjithnjë”, tha portieri i Çelsit, Petr Çeh. “Në Stoke ai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer. Ai nuk shënoi por ishte i pafat. Kundër Bajer Leverkusenit ai nuk shënoi por krijoi të dy golat. Në Junajtid ai krijoi një rast të mirë për Ramiresin. Më pas shënoi një gol dhe i krijoi vetes një tjetër rast. Nuk e di çfarë ndodhi, por ai nuk e konkretizoi atë. Por, krijoi shumë dhe lëvizja e tij ishte e mirë. Mund ta shihni”, shtoi lojtari çek. Paraqitja e Torresit në “Old Trafford” ishte vërtet inkurajuese, 27-vjeçari tregoi fuqinë e tij, mprehtësinë dhe depërtime të shpejta që i kanë munguar pas transferimit nga Liverpuli për 50 milionë stërlina gjatë afatit kalimtar të janarit. Goli i tij në minutën e 46-të u ekzekutua në perfeksion, kur spanjolli dërgoi topin mbi De Gean nga një kënd jo i lehtë, pasi më parë kishte lexuar për mrekulli topin e dhënë nga Nikolas Anelka. Por, është dështimi me portën e zbrazur që i mbetet në kokë.

Statistikat, Torres dhe sulmuesit rivalë

Në krahasim me gjashtë sulmuesit kryesorë të skuadrave rivale të Premier Ligës, (Robin van Persi, Luis Suarez, Uejni Runi, Serxho Aguero, Edin Xeko dhe Emanuel Adebajor), Torres ka dhënë më pak goditje drejt portës këtë sezon (katër), ka përqindjen më të vogël të saktësisë (40 për qind), ka bërë më pak pasime vendimtare (3) dhe ka përqindjen më të dobët të kompletimit të pasimit të tretë (67 për qind). Por, Çeh nuk shqetësohet për bashkëlojtarin e tij. “Nuk mërzitem fare. Ai do të shënojë gola. Ajo që të gjithë duhet të kujtojnë është sa mirë luajti gjatë gjithë ndeshjesh dhe për golin e bukur që shënoi”, theksoi Çeh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›