E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretendentët në valle për kualfikim

Janë luajtur dje ndeshjet e para të vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. E vetmja ndeshje që nuk u zhvillua ishte ajo mes Vlorës dhe Dinamos

Superliga, me përjashtim të Kamzës dhe Tomorit, kanë dominuar ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë, duke e arritur kualifikimin që në këtë 90 minutës, pasi në sfidat e kthimit do ta kenë më të lehtë, pasi do të luajnë në shtëpi. Edhe dy skuadrat e vetme që nuk arritën të fitojnë nga Kategoria Superiore, kanë shanse të mëdha pasi janë mundur minimalisht respektivisht nga Kamza (2-1) dhe Luftëtari (1-0). Sfida më e luftuar ka qenë padyshim Butritni-Vllaznia, ku shkodranët kanë fituar minimalisht 2-3, ndonëse nuk ishin në fushën e lojës me formacionin më të mirë.

Ekipet e Kategorisë Superiore luajtën me lojtarët më pak të aktivizuar në kampionat, kështu që dhe disa nga ndeshjet prodhuan rezultate të ngushta. Në grupin A, shtatë fitore të ekipeve mike, por jo pa vuajtje: kampioni Skënderbeu fitoi 2-1 me Tërbunin në Pukë, Vllanzia fitoi 3-2 me Butrintin në Sarandë. Në grupin B, bilanci ofron dy fitore të vendasve dhe pesë të miqve nga Superliga. Rezultatin më të thellë e arriti Apolonia, që fitoi 5-1 me Gramozin në Ersekë. Vlora-Dinamo nuk u luajt. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen, më datë 28 shtator 2011 ora 15:30. Dy turet paraeliminatore, me pjesëmarrjen e Tërbunit, Luzit, Partizanit dhe Sukthit në grupin A dhe Bilishtit, Përmetit, Perranjasit dhe Tepelenës në grupin B, kualifikuan ekipet e Tërbunin (nga grupi A) dhe Bilishtin (nga grupi B). Pas përfundimit të ndeshjeve të turit të parë, 16 skuadrat fituese të 16 çifteve, në turin e dytë do të ndahen në katër grupe (A, B, C, D) me nga katër skuadra, me të njëjtën skemë që funksionon dhe Liga e Kampioneve. Në turin e tretë, dy skuadrat e renditura të parat në grupet A, B, C dhe D, do të ndahen në dy grupe A dhe B, të përbëra me nga katër skuadra. Skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë të grupit A dhe B do të kualifikohen për në turin gjysmëfinal. Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë mes katër ekipeve të kualifikuara. Finalja e edicionit të 60-të të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet, më 17 maj 2012. Partizani është ekipi që e ka fituar më shumë Kupën e Shqipërisë, 15 herë, i ndjekur nga Tirana (14) dhe Dinamo (13), këto dy të fundit diskutuan edicionin e fundit, ku fituese doli Tirana, e drejtuar asokohe nga kroati Misho Krstiçeviç. Përveç tri skuadrave të kryeqytetit trofeun e kanë fituar dhe Vllaznia (6 herë), Teuta (3), Flamurtari (3), Besa (2), Elbasani (2), Apolonia (1).

Grupi A

Lushnja – Kamza 2-1

Ada – Pogradeci 1-2

Burreli - Shkumbini 0-1

Gramshi - Kastrioti 1-2

Himara – Tirana 0-3

Butrinti – Vllaznia 2-3

Tërbuni – Skënderbeu 1-2

Besëlidhja – Besa 0-2

Grupi B

Mamurrasi – Elbasani 1-0

Gramozi – Apolonia 1-5

Luftëtari – Tomori 1-0

Vlora - Dinamo (S’u luajt)

Kukësi – Teuta 1-1

Iliria – Bylis 0-3

Skrapari – Laçi 0-3

Bilisht – Flamurtari 0-3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›