Ranieri beson në suksesin e Interit

Trajneri i ri i Interit, Claudio Ranieri, beson se skuadra e tij ka gjithçka që i nevojitet për të tejkaluar krizën momentale. “Është një moment negativ, por kjo skuadër e ka në ADN-në e vet luftën dhe fitoren”. Unë besoj te këta lojtarë. Nëse krijon një ndjenjë të mirë tek ekipi, atëherë do të arrish sukses”, ka deklaruar Ranieri.
Ai është vendosur një ditë më parë si trajneri i ri i Interit. Ish-trajneri i Juventusit dhe Romës vjen në vend të Gian Piero Gasperinit, i cili u largua nga ky post për shkak të formës së dobët të Nerazzurrëve në sezonin e ri. Strategu ka nënshkruar kontratë, e cila do ta mbajë te klubi deri më 30 qershor 2013.