E Shtunë, 31 Tetor 2026

eki 7 te vdekur nga alkooli i kontaminuar

Shtatë persona kanë humbur jetën në republiken çeke dhe 13 të tjerë janë në spital, pasi kane konsumuar vodka dhe rum që pëermbanin methanol, ka njoftuar policia vendase. Bëhet fjalë për rastin më të keq nga helmimi nga konsumimi i alkoolit në Çeki ne 30 vitet e fundit.
“Është tuzemak, një lloj rumi, ose vodka origjinale që shkruhet në etiketë e prodhuar nga fabrika Drak”, ka bërë me dije zëdhënësja e policisë Monika Shindlova.
Policia dhe doganat ndërkohe deklaruan se kanë kontrolluar fabrikën e alkoolit Drak.
Drejtori i fabrikës Ondrej Caniga, tha se tek kutitë me alkool janë vendosur etiketa të falsifikuara të Drak. “Jane produkte të falsifikuara që mbajnë etiketat e fabrikës sonë”, tha ai.
Incidente të tilla janë mjaft të rralla në vendin e Europës Qendrore me 10.5 milionë banorë.
Policia ka arrestuar një 36 vjeçar nën dyshimin se është ai burimi i alkoolit të falsifikuar.
Ministritë e Financave dhe të bujqësisë kanë nisur kontrollet tek prodhuesit e likerit dhe shpërndarësit.
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka nisur kontrollet nëpër restorante e bare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›