Perkujtohet ne SHBA 11 vjetori i sulmeve terroriste
Mijëra njerëz përkujtuan në New York, Washington dhe Pensilvani, 11 vjetorin e sulmeve terroriste, në të cilat u vranë rreth 3 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan Barak Obama vendosi kurorë me lule në Pentagon për të përkujtuar këtë ngjarje tragjike në historinë amerikane. I shoqëruar nga bashkeshortja Michelle, së bashku me zyrtarë të tjerë mbajtën një minutë heshtje në orën 8:46, sipas orës së Washingtonit, koha kur dy avionët e parë u përplasën me dy kullat binjake të Qendrës Borëtore të Tregtisë më 11 shtator të vitit 2011 në New York.
Me pas presidenti iu drejtua familjeve të viktimave në Pentagon.
“Nga kjo ditë e dhimbshme, ne nxjerrim një mësim: se asnjë akt i vetëm nuk mund të na shkatërrojë. Asnjë akt terrorizmi nuk mund të ndryshojë, ate për të cilën ne përpiqemi. Në vend të kësaj, ne forcojmë vlerat tek të cilat ne besojmë pa u lëkundur.
“Ajo që la pas 11 shtatori nuk do të jetë më frika, urrejtja apo ndarja. Tashmë kemi një botë më të sigurtë, një komb më të forte dhe popuj më të bashkuar”.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë u tregua i kujdesshëm të tregonte se Amerika nuk është në luftë me islamin e as me ndonjë fe tjetër. "Ne jemi këta që jemi, tha presidenti. - Liria dhe diversiteti na bëjnë unik si popull".
Zv/presidenti Xho Bajden mbajti një fjalim në ceremoninë përkujtimore në Shanksville të Pensilavanisë, në vendin ku avioni United Airlines Flight 93 u rrëzua, pasi e morën kontrollin pasagjerët.
Ky përvjetor vjen me një lajm të mirë për të gjithë të mbijetuarit e tragjedisë dhe punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë, që u prekën nga sëmundje të rënda për shkak të pluhurit toksik në pikën zero. Listës së sëmundjeve që do të mbulohen nga programi i trajtimit shëndetësor të lodhur me 11 shtatorin, i janë shtuar 50 lloje të reja kanceri. Kjo do të thotë se 70.000 persona që vuajnë pasojat e ekspozimit ndaj resë së ngritur atë ditë nga shembja e kullave binjake, do të përfitojnë trajtim mjekësor falas. Deri tani, kompensimet kryesore të shëndetit për këtë kategori njerëzish, kishin të bënin vetëm me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.