Zjarri tek rezervat e shtetit ne Lunder
Flakët kanë përfshirë një masiv me shkurre tek rezervat e shtetit në Lundër, në periferinë lindore të Tiranës. Me të marrë sinjalizimin përkatës në vendin e ngjarjes shkuan shërbime zjarrëfikse dhe shërbime të policisë. Zjarrfikësit kanë mundur të lokalizonin flakët dhe ndërhynin në vatrat e zjarrit për shuarjen e plotë të zjarrit. Sipas policisë zjarri dyshohet të jetë aksidental ndoshta edhe nga hedhja e ndonjë cigareje në shkurret pranë rrethimit të godinave të rezervave. Flakët janë favorizuar edhe nga gjendja e tharë e shkurreve pranë vendit ku mendohet të rënë cigarja për t’u përhapur. Zjarrfikësit do të qëndronin edhe pas shuarjeve të flakëve në rast të riaktivizimit të vatrave të zjarrit.