Meta: Shqipëria në rrugë të duhur drejt BE-së

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian, por duhet të ecë më shpejt drejt reformave.
Duke folur në konventën e LGI për qarkun e Lezhës, Meta ka theksuar se LSI-ja ka dhënë kontribut maksimal për reformat e përafrimit me BE-në.
Ai ka theksuar më tej se në një Ballkan të trazuar, stabiliteti i Shqipërisë është i domosdoshëm. “Na duhet një vend që forcon institucionet” shtoi Meta.
Meta gjithashtu ka theksuar se LGI është një zë i fuqishëm i gruas për një shoqëri më të drejtë.