Pamjet të mahnitshme të eklipsit unazor diellor nga Azia në SHBA

Pamje nga eklipsi
I ashtuquajturi eklipsi unazë është parë dje nga miliona njerëz në botë duke u shtrirë në gjithë Paqësorin.
Miliona dëshmitarë tregojnë se eklipsi dukej si një unazë zjarri.
Eklipsi u pa i plotë dhe shumë i qartë në Tokio duke zbarkuar më pas në perëndim të SHBA-së.
Në Japoni miliona vetë shijuan mrekullinë e rrallë duke u mbledhur në shkolla, parqe, varka madje dhe në avionë privatë.
Në Tokio u duk sikur po binte shi drite.
Në disa shkolla japoneze nxënësit organizuan dhe festime me këtë rast.
Gjiganti elektronik japonez Panasonic dërgoi një ekspeditë në malin Fuji për të xhiruar eklipsin duke përdorur pajisje të fuqishme diellore.


