E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia: Të krijohet sistemi antiraketë

Pragë-Ministria e Jashtme çeke deklaroi sot se deklaratat e SHBA-së për zhvillimin e mbrojtjes antiraketë konfirmojnë qëndrimin e Republikës Çeke për nevojën e ekzistencës së sistemeve mbrojtëse antiraketë."Përmes deklaratave të SHBA-së konfirmohet ajo që kemi shprehur disa muaj më parë dhe ajo që u pranua edhe në samitin e NATO-s, fakti që ekziston nevoja për një sistem mbrojtje antiraketë", deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme çeke, Zuzana Opletalova.

Qeveria amerikane deklaroi se lëshimi i kryer nga Koreja e Veriut demonstron qartë nevojën ekzistente që SHBA-ja duhet të vazhdojë punën për zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes antiraketë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›