Kryeministri danez, Rasmussen, konfirmohet si shefi i ri i NATO-s

Satrasburg, 4 prill NOA/BBC - Është konfirmuar para disa minutash, se Kryeministri danez, Anders Fogh Rasmussen, do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s.
Turqia e kundërshtonte kandidaturën e z.Rasmussen për shkak të mënyrës sesi e trajtoi ai polemikën me kakarikaturat daneze për Profetin Muhamet.
Ndërkohë Udhëheqësit e Aleancës së Nato-s në samitin e tyre në Strasburg të Francës po diskutojnë për mënyrën se si të mposhtin një kryengritje të Talebanëve në Afganistan.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cilësoi konfliktin afgan si një rast prove për NATO-n.
Ajo tha se Afganistani kishte nevojë për ndihmë për të marrë përsipër përgjegjësitë për sigurinë e vet si dhe për të garantuar se asnjë kërcënim i ardhshëm terrorist nuk vinte nga brënda kufijeve të këtij vëndi.
Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se NATO nuk mund të kishte lluksin e humbjes.
Sipas korrespondentit të BBC, Xhonëtën Markus, në një ditë simbolizimi Presidenti Barak Obama i paraqiti në samit Presidentëve të Shqipërisë dhe Kroacisë, dy vëndeve më të reja të NATO-s, kopjet e origjinalit të Traktatit të Uashingtonit të përpara 60 vjetëve.
Z.Obama tha se "dera e Natos do të mbetej e hapur për anëtarë të rinj në të ardhmen".