Presidenti sllovak Gashparoviç fiton sërish zgjedhjet
Bratislavë -Presidenti i Sllovakisë, Ivan Gashparoviç, ka fituar në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend, duke marrë 55,53 për qind të votave, ka bërë të ditur byroja sllovake për statistika. Kandidatja e opozitës së djathtë, Iveta Radiçova, ka fituar rreth 44,47 për qind të votave. Gashparoviç ka lindur 27 mars 1941 në Poltár, krahinë në Sllovaki.
Presidenti Gasparoviç është i martuar dhe ka dy fëmijë të rritur - Denisa dhe Ivo. Ai ka kryer studimet në Universitetin Comenius Fakulteti Juridik nga 1959 në 1964. Më 1968 ai u emërua Asistent Profesor në të njëjtin fakultetet. Në vitin 2002, ai themeloi partinë HZD (Lëvizja për Demokraci) duke u bërë kreu i saj.