E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi boshnjakëve: Të zyrtarizohet gjuha

Me ftesë të komunitetit boshnjak në vendin tonë presidenti Topi ka zhvilluar një vizite në Borak të komunës Xhafzotaj ku dhe jeton ky komunitet. Topi i ka premtuar boshnjakëve mbështetjen e tij institucionale për mësimin e gjuhës amtare në baza zyrtare 

XHAFZOTAJ - Presidenti i Republikës Bamir Topi ka qenë sot në Borak të komunës Xhafzotaj, i ftuar nga komuniteti boshnjak që jeton prej shumë vitesh tashmë në këtë zonë. Gjatë kësaj vizite presidenti është pritur nga autoritet vendore dhe nga banorë boshnjakë të fshatrave Borak e Koxhas. Në fjalën e tij Presidenti i Republikës është shprehur se e ka pranuar me shumë kënaqësi ftesën për të ardhur mes komunitetit boshnjak, jo vetëm si detyrim institucional por edhe moral pasi në këtë fshat ka qenë edhe herë të tjerë.

“Me kënaqësi konstatoj se komuniteti boshnjak që ka mbërritur tek ne që në vitin 1875 është ndër më të integruarit në Shqipëri si një komunitet shumë i emancipuar, punëtor e mjaft mikpritës, që ka ditur të përballet me të gjitha sfidat tona të përbashkëta.”, ka thënë Presidenti Topi.

Kreu i shtetit është shprehur i sigurtë se jeta e komunitetit boshnjak, sikurse e të gjithë shqiptarëve do bëhet më e mirë. Ndërsa vendi ynë ndodhet para sfidave shumë të rëndësishme të cilat do t’i përmbushë me sukses. Topi i ka premtuar komunitetit boshnjak mbështetjen e tij institucionale për mësimin e gjuhës amtare në baza zyrtare. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›