E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku: Serbia, pengesë e bashkëpunimit rajonal

Prishtinë, 3 qershor, NOA – Ministri i forcës së sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se Serbia po bëhet pengesë e bashkëpunimit rajonal, ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe se po i ngadalëson përpjekjet për krijimin e paqes dhe sigurisë në rajon.
Ministri Çeku, theksoi se nuk ishte në rregull që ministri i mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, javën e kaluar, nuk mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut.

Serbia gjithnjë veten e vë në anën e problemit, tha Agim Çeku, në intervistën për një kanal televiziv në Podgoricë.

Ai vlerësoi se ka kaluar koha e konflikteve në rajon dhe se nuk ka ide për Shqipërinë e Madhe, nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka kthim të gjendjen para vitit 1999 dhe nuk ka bashkim me cilindo shtet tjetër.

NOA/RFE

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›