E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borko, pa leje në Mitrovicë

Nga Express më 02 qershor 2011 në ora 19:16

Kryenegociatori serb për bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic ka shkelur të enjten në pjesën veriore të Mitrovicës.

Stefanovic në këtë pjesë të Kosovës ka hyrë pa lejen e institucioneve të shtetërore, ndërsa që do të takohet me udhëheqësit e bllokuesve të rrugëve si dhe me përfaqësuesit e strukturave paralele serbe, që veprojnë në veri të Kosovës dhe Mitrovicës, ashtu edhe me të ashtuquajturit kryetarë të komunave serbe në veri të Kosovës.

Lidhur me këtë vizitë, zyrtarë të policisë së Kosovës kanë theksuar se policia nuk ka asnjë informacion se ku gjendet Stefanovic.

Bëhet e ditur se për shkak të festës komunale, sot është ndërprerë bllokada e rrugës në Zubin Potok, kurse biznesmenët, siç paralajmëron KiM radio, do të takohen me Stefanovicin, i cili po qëndron në veri të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›