Çeku merr pjesë në takimin SHBA-Karta e Adriatikut
Nga Express më 26 maj 2011 në ora 19:00
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, do të marrin pjesë në Takimin Ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut, që do të mbahet në Budva të Malit të Zi nga data 26 deri më 28 maj.
Ministri Çeku merr pjesë në këtë takim me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Malit të Zi, Boro Vuçiniq, si nikoqir i takimit.
Kjo është hera e parë që përfaqësues të institucioneve të Kosovës marrin pjesë në këtë takim në nivel të ministrave të mbrojtjes të vendeve të rajonit dhe SHBA-ve.