Habiten nga arrestimi
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut bëri të ditur se ka vizituar gjashtë pjesëtarët e arrestuar të Policisë së Kosovës dhe trajtimi i të arrestuarve thuhet se ka qenë i mirë dhe sipas rregullave të përcaktuara.
Të arrestuarit janë shprehur të befasuar me ndalimin që u është shqiptuar, pasi theksuan se kanë qenë në dispozicion të hetuesisë që nga fillimi. Të ndaluarit thuhet se kryesisht nuk kishin vërejtje në sjelljet e personelit të qendrës së ndalimit. Ata kryesisht ishin trajtuar mirë dhe sipas rregullave të përcaktuara.
Ata nuk kishin vërejtje as në sjelljen e policëve gjatë arrestimit të tyre dhe paraprakisht ishin njoftuar me të drejtat e tyre.
“Në përgjithësi, të ndaluarit deklaruan se ata janë njoftuar që nga muaji shkurt se kanë qenë nën hetime. Sipas tyre, ata janë të befasuar me ndalimin që u është shqiptuar, sepse deklarojnë se kanë qenë në dispozicion të hetuesisë që nga fillimi”, thuhet në njoftim.