E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dacic: Lugina e Preshevës s’ka qenë pjesë e Kosovës

Nga Express më 26 maj 2011 në ora 19:36

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic, i cili ditë më parë foli për ndarjen e Kosovës, deklaroi në Medvegjë se Serbia duhet të ruajë këtë pjesë të vet jugore, ku problem kryesor është jostabiliteti ekonomik.

“Po deshëm të ruajmë Serbinë, duhet të ruajmë jugun e Serbisë. Duhet ta ruajmë dhe ta zhvillojmë ekonomikisht këtë krahinë të Serbisë”, është shprehur ai.

Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të paraqiten për punë në MUP’in e Serbisë dhe është shprehur se “policia duhet të jetë edhe e tyre”.

I pyetur nëse deklarata e kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafës, mbi bashkimin e tri komunave në jug të Serbisë me Kosovën i përgjigjen në thelb ideve që dëgjohen në Serbi për ndarjen e Kosovës, Dacic ka thënë se disa politikanë nga jugu i Serbisë “edhe para idesë për kufizim me Kosovën, flisnin se këto tri komuna janë Kosova Lindore”.

“Këto tri komuna kurrë nuk kanë qenë pjesë e Krahinës autonome të Kosovës”, është shprehur kryepolici serb.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›