Çeku udhëtoi për Letoni
Sipas kësaj komunikate, ministri i FSK-së Agim Çeku, gjatë qëndrimit në Letoni, do të ketë takime të shumta zyrtare, në Ministrinë e Mbrojtjes, ku do të pritet nga Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks, me të cilin do të bisedojnë për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet të dy ministrive.
Gjithashtu, ministri Çeku dhe zëvendëskomandanti i FSK-së, Rama do të kenë takime zyrtare edhe me komandantin e Forcave të Armatosura të Republikës së Letonisë, gjeneralmajor Raimonds Graube.
Delegacioni i FSK-së, gjatë qëndrimit në Letoni do të vizitojë Akademinë e Mbrojtjes si dhe disa shkolla dhe njësi ushtarake të këtij vendi.
Vizita do të konkretizojë fushat e bashkëpunimit në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar gjatë këtij viti në mes dy ministrive, MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Letonisë, thuhet në fund të komunikatës. /kosovapress/