E Shtunë, 31 Tetor 2026

E zgjodhi QPR-në para Romës

Julio Cesar e la Interin gjatë verës që shkoi pas një kohe të gjatë. Portieri brazilian e kërkoi një eksperiencë të re dhe e gjeti atë në Premierligë, në ekipin Queens Park Rangers.

Mirëpo, përfaqësuesi brazilian zbulon se në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, interesim për të kishte shfaqur edhe Roma.

“Është e vërtetë që më ka kontaktuar edhe Roma, duke shfaqur interesim konkret. Mirëpo, unë ia kisha dhënë fjalën QPR-së dhe e mbajta atë”, tha Cesar, i cili ka fituar gjithçka me Interin. Ekipit të tij të ri, QPR nuk po i shkojnë punët mirë në kampionatin anglez, por Cesar beson se shumë shpejt londinezët do ta gjejnë fitoren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›